Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në foltoren e sotme me demokratët përpara kryeministrisë i ftoi ata për protestën e radhës.
Berisha tha se demokratët dhe çdo qytetar do të mblidhet përpara parlamentit, kur të diskutohet çështja e imunitetit të Belinda Ballukut.
Seanca plenare në parlament pritet të mblidhet më datë 12 mars, për të votuar raportet e PS dhe PD lidhur me imunitetin e Belinda Ballukut.
Berisha: Ftoj qytetarët ditën e diskutimit të imunitetit Ballukut të gjithë te parlamenti. Parlamenti i qytetarëve jo i hajnave. Parlamenti juaj.
