Në prononcimin për mediat, pasi u paraqit në SPAK, kreu i PD, Sali Berisha, ka komentuar skandalin që ka përfshirë kompaninë ‘Bankers Petrolium’, e cila akuzohet se për 20 vite me radhë ka shmangur taksat, duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit.
Berisha tha se kontrata e kompanisë është firmosur para se ai të vinte në pushtet, ndërsa shtoi se gjatë qeverisë së tij, ka paguar çdo qindarkë.
“Kontrata e Bankers Petrolium është firmosur nga qeveria para qeverisë së PD. Një kontratë për hidrokarbureve, e cila ka një klauzolë në nenin 18 që e mbron kompaninë, nuk lejon që të bëhet lëvizjet e saj pa miratimin e kompanisë. Megjithë këtë qeveria e PD ka bërë më të jashtëzakonshëm, dhe më e jashtëzakonshmja ka qenë vendosja e rentës 10%, është disa herë më shumë se tatim fitimi, renta vendoset mbi shitjen. Dhe në raste të caktuara mund të arrijë deri në 50% të fitimit. Ia njoh meritë kompanisë që e pranoi me marrëveshje dhe nuk shkoi sepse kishte një klauzolë me të cilën mund të shkonte në arbitrazh. Në atë kohë Bankers ka qenë kompani jo private, publike, e listuar në bursë. A e ka paguar? Të garantoj gjerë në 250 mln në vit gjatë kohës që kemi qenë në në pushtet. Ka paguar taksën e karbonit, ka paguar në vlerësimin tim në mënyrë të padrejtë, taksën e holluesit, të cilin e paguante dy herë.
Ajo ka qenë kompani publike kanadeze, e listuar në bursë dhe ka pranuar vendosjen dhe paguar rentën dhe renteja e saj, është e barabartë me 70% të rentës së të gjithë industrisë nxjerrëse në shqipëri, ka paguar 1500 rroga të mira dhe me sigurime shoqërore. Ka paguar fija koncensionare në qindra milion euro naftë për Alb Petrol, se çfarë ka bërë pas largimit tonë se di. Por ata që duan të barazojnë, kanë interesa të pista në këtë aferë. Gjatë periudhës tonë ka paguar qindarkë më qindrakë, ka pasur një problem me taksën e karbonit, por e kemi detyruar dhe paguar”, tha Berisha.