Ish-kryeministri Sali Berisha, nga “Foltorja” në Elbasan ka thënë se Kosovës nuk i japin vizat për shkak të krimit në Shqipëri.
Berisha gjithashtu ka folur për kryeministrin Rama duke thënë se nuk Meriton asnjë orë të jetë kryeministër dhe arsyeja pse ai kalon nga mandati në mandate është për shkak të Lulzim Bashës i cili nuk jep dorëheqje, pavarësisht humbjes.
“Para 5 ditësh, njëri nga specialistët më të njohur të korrupsionit dhe vjedhjeve, i tha shqiptarëve se jemi rritur 18%, të nesërmen kreu i Meduzës do të deklaronte se kjo nuk konvertohet në rroga. Ju them unë se rritja ekonomike dhe ajo e të ardhurave ka dy mënyra, kur ajo i kalon qytetarëve.
Kur ti bëhesh kampion për kërkesat për azil. Kur ti je qendër për krimin e organizuar. Kush do të bëjë me ty. A e dini se kjo situatë dëton Kosovën për hapjen e vizave. Ma ka thënë vetë Macron, Kosovës nuk i japim vizat për shkak të krimit të Shqipërisë. Ky njeri që nuk meriton të qeverisë një orë e më tepër, merr mandatin e tretë. Sepse opozita kalon nga humbja në humbje. Në një akt të të pashembullt, Edi Rama asgjeson pluralizmin e Shqipërisë. Pengu i tij deklaron se vendimin për Berishën e mora vetë. Në një kohë kur statuti ia jep këtë atribut Këshillit Kombëtar të PD-së. ‘E mora vetë, për të shpëtuar karrigen e tij. Njësoj sicc bëri në zgjedhje. Ne vend që të mbronte votën tuaj, ruajti karrigen e tij. Dy gjëra do ju them, në vitin 2021, diferenca mjerisht midias ne demokratëve dhe PS është në favor të PS më e madhe se ccfarë ishte diferenca në vitin 1997. Në 97 kjo diferencë ishte 70-80 mijë vota, tashmë kaloji 100 mijë vota. Ai u mor me zgjedhjet e tij dhe injoroi batërdinë zgjedhore”, tha Berisha./albeu.com