Ditën e sotme, një konferencë me gazetarët, kreu demokrat Sali Berisha, deklaroi se kandidati Arkend Balla, ose siç e cilëson ai, kandidati i kartelit Troplini në Durrës, mori 5 mijë vota më shumë se kryeministri Edi Rama.
Berisha thekson se; “përpjekjet për të injoruar ndikimin në farsën elektorale të karteleve të drogës, organizatave dhe grupeve kriminale, të koordinuara nga Ergys Agasi, përbëjnë një krim tjetër madhor dhe të shëmtuar, dimension tipik të farsës elektorale të narkoshteteve”.
Berisha deklaron se në vitin 2021, Arkend Balla, mori gjithsej 2500 vota, por tashmë që u konvertua në “Arkend Troplini”, mori 21 mijë vota,
Gjithashtu, Berisha tha se në zgjedhjet e 11 majit, ka pasur ndërhyrje të madhe të grupeve kriminale, të cilat sipas tij, kanë diktuar votën e qytetarëve.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Përpjekjet për të injoruar ndikimin në farsën elektorale të karteleve të drogës, organizatave dhe grupeve kriminale, të koordinuara nga Ergys Agasi, përbëjnë një krim tjetër madhor dhe të shëmtuar, dimension tipik të farsës elektorale të narkoshteteve.
Kandidati i kartelit Troplini, karteli më i fuqishëm i kokainës në Ballkan dhe ndër më të fuqishmit në Europë, i cili është i vetmi kartel me port në dispozicion, është karteli që kontrollonte në çdo metër katror portin e Durrësit, është karteli që bënte çdo emërim dhe anulonte çdo shkarkim në këtë port, duke filluar nga pozicioni i fshesarit te vinçieri, drejtori dhe me radhë.
Është karteli që kontrollon me dhjetëra biznese të paprekura nga Altin Dumani.
Është karteli që një vit më parë do gjendej me 3 milionë euro dhe që nuk u ndodhi asgjë.
Ky kartel kishte përcaktuar Arkend Ballën si ministër të ardhshëm të Brendshëm të Shqipërisë.
Në marrëveshjen Agasi-Rama-Doçi, që është nipi i Troplinëve, por eksponent i spikatur, perandoria e kartelit Troplini shtrihet nga Peruja në Europën e Veriut.
Pra, ky kartel nxori Arkend Ballën 5 mijë vota më të votuar se Edi Ramën në vitin 2021.
Po, Edi Rama mori 15 mijë vota.
Arkend Troplini mori 21 mijë vota.
Shikoni se çfarë krimi monstruoz bën propaganda.
Kërkon t’u shesë shqiptarëve për zgjedhje këtë farsë të shëmtuar droge dhe krimi.
Arkend Troplini, në vitin 2021, si Arkend Balla, mori gjithsej 2500 vota.
Dhe kur u konvertua në Arkend Troplini, mori 21 mijë vota.
A ka më pafytyrësi se sa të bësh avokatinë e këtij procesi?
Çfarë morali u mbetet avoketërve të këtij procesi?
Avoketërit e Troplinit në gjykatë janë me ligj, paguhen prej tij dhe është normale se nuk duhet të ketë njeri pa avokat.
Por avoketërit e tij në studio, të cilët duan t’u servirin shqiptarëve një proces elektoral të tillë si sukses të qeverisë, janë të denjë për çdo epitet.
Si mundet të flasin për zgjedhje?
Si mund të flasin për fitore zgjedhjesh, kur i njëjti person ka marrë 2500 vota në vitin 2021, dhe pasi ndërron mbiemrin në Arkend Troplini, merr 21 mijë vota. Tejkalon me 5 mijë vota Edi Ramën.