Këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, se po mbron Belinda Ballukun, duke mos lejuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
“Shkeljen e rëndë të kushtetutës, ligjeve të vendit dhe rregullores së parlamentit nga edi rama në mbrojtje defacto të vetes, në aparencë të Ballukut. Nëse rregullorja e parlamentit parashikon se brenda 2 javëve, raporti i këshillit paraqitet në parlament, kanë kaluar 20 ditë nga data e dorëzimit në parlament të kërkesës së Prokurorëve për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut për vepra të rënda penale, afera që shkojnë në një dëm të barabartë me 1.2 miliardë euro.
Edi Rama sfidon në këtë mënyrë në një grusht shteti qytetarët shqiptarë, të cilët presin me të drejtë dhe padurim të shohin para ligjit qeveritarët hajdutë që kanë bërë miliarderë me taksat e tyre. Edi Rama në vend të dorëheqjes së tij të menjëhershme iu bëri të ditur shqiptarëve se është i gatshëm të përdorë 83 mandatet e krimit për të mbrojtur miliardat e vjedhura prej tij dhe bashkëpunëtorët”, u shpreh Berisha.
