Në konferencën e sotme për shyp, kreu i PD-së Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse e ka marrë një letër për bashkëpunim nisur nga Gazmend Bardhi, fakt i zbuluar nga deputeti Saimir Korreshi.
Berisha u shpreh se janë të hapur për bashkëpunim dhe se vetëm Alibeaj dhe Basha janë nën kontrollin e Edi Ramës.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1168958800490579
“Ne jemi të hapur të bisedojmë, të bashkëpunojmë me të gjithë demokratët, një dyshe është në kontroll të plotë të Edi Ramës dhe kjo është Alibasha, ndaj demokratët i bashkojnë shumë më tepër se sa i ndajnë kështu që nuk dyshoj që po ecet dhe do të ecet drejt bashkimit”, tha Berisha.
Në daljen për media Berisha u ndal sërish te çështja McGonigal dhe Rama, ku tha se ai mashtroi qytetarët nga bunkeri. Ndërkohë shtoi se i erdhi si bombë njoftimi se në SHBA ka nisur një hetim të dytë në lidhje me këtë aferë dhe lidhjeve të tij me ish agjentin e FBI.
“Me daljet e tij nga bunkeri në televizon për të mashtruar qyetarët në mënyrën më të paskrupullt se Edi Rama nuk është në hetim për aferën McGonigal,që përbën jashtë cdo dyshimi krizën më të rëndë në fushën e zbulimit , aktin më të sëmtuar në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, dëshmi flagrante për Edi Ramën si njëri që nuk ka asnjë normë morale, asnjë parim apo proncip dhe është i aftë të ndbërmar cdo hap për llogari të karriges së tij.
Por tek rrekej i shkretëtuar në shpirt për të mashtuar shqiptarët i vjen si bombë njoftimi i dytë se ka nisur një hetim i dytë krahas prokurorit të SHBa., është Kongresi i SHBA që është përqëndruar në një hetim të plotë në aferen, në letrën që kongresmentët , njoftojnë se kanë vendosur të hetojnë cvdo regjistrim personal të McGonigal, përfshi dhe jo vetëm cështjet e tij të historisë së punës, cdo lloj dokumente ku emailet e Edi Ramës kanë shkuar në kundërshtim me cdo ligj, ëpr punët e tyra private. Të gjitha dokumentat dhe komunikimet të lidhura me procesin e FBI për vlerësimin dhe që i përgjigjet hetimit. Dosja shqiptare, McGonigal, ka dy dosje, njëra njujorkeze dhe një shqiptare. Kjo është e vërteta.
Kërkohet se cfarë po bën FBI për të vlerësuar influencat e papërshtatshme të aktorëve të huaj mbi zyrtarë të FBI.
Pra influence e Deripaskës dhe Edi Ramës.
Ka një përpjekje nga mediat e kontrooluara prej tij tun fshehin të vertetat shqiptarëve.
Kjo është letra e Komisionit të Kongesit të SHBa drejtuar drejtorit të FBI. Kjo është e dje mbasdite. Sot Edi Rama ka një lajmtjetër. Është personazh në NYT. Ia kanë gjetur fotografinë për tiu përshtatuar. Njofton të gjithë dosjen shqiptare dhe i kushton një shlrim dosjes shqiptare.
Në këtë mënyrë Edi Rama është sot turpi i botës dhe duhet të largohet”, tha Berisha.