Berisha jashtë parlamentit: Strategjia e Opozitës është përfaqësimi i kauzës së drejtë të shqiptarëve për votën e lirë

Këtë të enjTE, kryedemokrati Sali Berisha, ka folur jashtë parlamentit ku deklaroi se strategjia e Opozitës, është përfaqësimi i kauzës së drejtë të shqiptarëve për votën e lirë.

“Strategjia e Opozitës është përfaqësimi i kauzës së drejtë të shqiptarëve për votën e lirë.

Ka vetëm një strategji, ka vetëm një objektiv, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve në kushtet e një narkoshteti të dominuar tërësisht nga kartelet më të fuqishme në Europë”, u shpreh Berisha.


Shtuar 29.05.2025 12:32