Berisha ironizon Ramën: Gafë! Bufi është simbol i mençurisë dhe urtësisë

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e krahason kreun e PD-së me shpendin e bufit.

Berisha tha se Rama gaboi që e krahasoi me bufin, pasi ky shpend është simboli i e mençurisë dhe urtësisë në të gjitha kohërat.

“Nuk flet për program. Për atë, për Edi Ramën, nuk është problem pensioni tmerrësisht i ulët. Nuk është problem largimi i të rinjve. Nuk është problem sundimi i krimit sepse ai sundon së bashku me ta. Nuk është problem falimentimi i ndërmarrjeve prodhuese për shkak të narkoeurove dhe Ballkanit të Hapur.

Për të, problem është opozita, i biri i të atit tregohet. Pasi bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, tani përpiqet t’ua paraqesë opozitën me krahasime, hardhuca, zhapinj, zhaba, etj.

Ai vërtetë  është shumë i pasur, ai vërtetë ka saraje, ai vërtetë ka rrëmbyer qindra mijëra tokë në Himarë, ai vërtetë ka qindra milionë sipas OSBE në konto, por ka një gjë që i mungon atij.

Ai është i shkretë, është i varfër në kulturë. Ai gafoi duke më krahasuar mua me bufin, simbolin e mençurisë dhe urtësisë në të gjitha kohërat. Që nga Athinaja tek Harri Poter”, u shpreh Berisha.


Shtuar 6.04.2025 12:47