Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar me ironi shkëmbimet e fundit në rrjetet sociale mes Kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës, duke sugjeruar se marrëdhënia mes të dyve nuk është më një sekret.
Berisha tha se; “atë që e kishin të fshehtë, ata e nxorën hapur”.
Ai shtoi se; “dashuritë kanë faza”, duke ironizuar për kalimin e raportit mes dy politikanëve në një fazë publike.
“Atë që e kishin të fshehte e nxorën hapur. Dashuritë janë me faza, kanë fazën latente e kanë fazën publike, etj. E kishin dhe tani dolën publikisht. Zoti ua shtoftë”, u shpreh Berisha shkurtimisht.