Berisha i përgjigjet Ramës: Kërkon të heqë vëmendjen nga kriza e shkaktuar nga qeveria juaj që vjedh me firmë e vulë

Ish-kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën me gazetarët dhe i është përgjigjur së pari kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilëson hajdut që vjedh me firmë e vulë.

Berisha gjithashtu u shpreh se Rama, me këto qëndrime të denja për Korenë e Veriut, kërkon të tërheqë vëmendjen nga kriza e shkaktuar nga qeveria e tij.

“Prej disa javësh, kreu i organizatës kriminale të hajdutëve të inceneratorëve, në një panik të jashtëzakonshëm, merret me drejtësinë dhe kundërshtarët e tij politikë. Shkaqet janë madhore, Edi Rama beson se me këto qëndrime të cilat shëmbëllejnë apo janë të denja për Korenë e veriut, apo regjimin e etërve të tij, synon të tërheqë vëmendjen e shqiptarëve, të cilët po përballen me vështirësi shumë të mëdha në jetën e përditshme për shkak të kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri, i cili me firmë e vulë vetëm vjedh. Krijon vetëm mekanizma vjedhjeje”, tha Berisha./albeu.com