Berisha i përgjigjet Besart Xhaferrit: Do të kandidoj sërish në 2026 për kreun e PD-së, gara do të jetë e hapur

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka konfirmuar se do të rikandiojë sërish për të qenë në krye të kësaj force politike në zgjedhjet e 2026.

“Sigurisht pyetje është kjo”, deklaroi Berisha, teksa shtoi se gara mes kandidatëve do të jetë e hapur.

Kryedemokrati theksoi se do të jetë anëtarësia e PD-së që do të bëjë interpretimin përfundimtar.

Berisha: Do jetë anëtarësia e PD ajo që do i bëjë interpretimin përfundimtar do të ketë garë për kreun e PD, e hapur ama.

Do të kandidoni sërish në 2026?

Berisha: Sigurisht që do jem, pyetje është kjo. Por e hapur ama, cilido.

Deklarata e bere një ditë më parë nga deputeti Besart Xhaferri se ai duhet të largohet në vitin 2026 kur i mbaron mandati nëse nuk fakton farsën elektorale të 11 majit që pretendon dhe të mbahen zgjedhje në PD, ka sjelle dhe reagimin e Berishes. I pyetur nga gazetaret ne lidhje me kete deklarate te PD, Berisha rikonfirmon vendosmerine per te kandiduar serish me 2026!

“Së pari, cilido që lexon raportin paraprak të OSBE-ODIHR dhe ka kulturën minimale dhe të drejtën elektorale kupton që zgjedhjet kanë qenë farsë. Janë zhvilluar në kushtet e partisë shtet nuk ka nevojë të faktoj, e thotë rekomandimi i KiE, në kushte të pabarabarta e thotë aporti paraprak i OSBE-ODIHR.

Që këtu zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje. Së dyti ju garantoj se çdo deputet, anëtar në shtet i kësaj partie do të jetë i lirë të shprehë çdo mendim që do. Natyrisht interpretimi i statutit duhet të jetë i saktë. Statuti bën fjalë për zgjedhje dhe jo farsa dhe do të jetë anëtarësia e PD jo që do të bëjë interpretimin përfundimtar. Do të ketë garë për kryetarin e PD, e hapur”, tha Berisha.


Shtuar 22.10.2025 13:50