Berisha i kthen sërish përgjigje Ramës: Burrat e Dibrës janë si malet, mjerë kush i sulmon, burrec erdhe si pushtues në Peshkopi

Këtë të shtunë, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, kreu i PD Sali Berisha, ka folur nga Dibra duke reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama, pas vizitës së këtij të fundit në Peshkopi.

Në një deklaratë të fortë, Berisha e akuzoi Ramën për fyerje kolektive ndaj dibranëve dhe e quajti ardhjen e tij në qytet si një akt pushtimi.

Gjithashtu, Berisha solli në vëmendje çështjen e Rrugës së Arbrit dhe mungesën e transparencës për fondet publike, ndërsa e cilësoi Ramën si pasues të komunistëve, që shpallën armiq, patriotët e vendit.

“Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë kush i sulmon”, u shpreh Berisha:

Sali Berisha: Dy ditë më parë, erdhi këtu burreci dy metra i gjatë. Rruga e Arbrit do ishte inauguruar me parametra më të mira nga ajo që keni sot. Rama duhet t’ju thotë se ku shkuan 130 mln euro, nuk tha një fjalë se me çfarë parash bleu Kopshtin e Edenit në Kryeministri? Dje ta dhashë një përgjigje, e sot të jap përgjigje tjetër. Ti erdhe si pushtues, sepse i lejove vetes të bësh një fyerje kolektive.

Veprove njësoj si paraardhësit e tu, duke shpallur armiq, ata që qëndronin për Zot e atdhe, për Dibrën e Shqipërinë. Ti fole si kopuk, sikur ishe me ministreshat e tua që xinglohen aty. Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë ai që i sulmon. Rroftë Dibra, rroftë Shqipëria, fitore.


Shtuar 19.04.2025 13:19