Berisha i drejtohet Peleshit: Po bën çmos që t’i ngjash Edi Ramës! Je bërë figura më e urryer e Parlamentit

Në një seancë të tensionuar në Parlament, ish-kryeministri Sali Berisha, ironizoi kryeparlamentarin Niko Peleshi, duke i thënë se po përpiqet të imitojë stilin e kryeministrit Edi Rama.

Berisha: Ju doni të prishni Parlamentin për Ramën, por parlamenti nuk prishet kurrë është i qytetarëve, i sovranit. Parlamenti do e mbrojnë qytetarët. Dhe ti zotëri, që rri këtu mbrapa, e kupton apo jo, dhe që e rregullon veten që t’i ngjasësh Edi Ramës, a e di që je bërë një figurë më e urryera e Parlamentin, je bërë, ta them unë, sepse e shohin që ju po mbroni hajdutët.


Shtuar 12.02.2026 11:01