Berisha: Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese janë në përgjimet e “SKY”

Ish-kryemininistri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda duke thënë se gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, por edhe Gjykatës kushtetuese janë kapur në përgjime se kanë lidhje me botën e krimit. Në një intervistë në “Debat”, Berisha tha se në telefonat Sky ICC, janë gjetur edhe biseda të gjyqtarëve të 2 prej gjykatave më të rëndësishme në vend me anëtarë të bandave.

Se nga ju vjen ky informacion dhe se për cilët gjykatës bëhet fjalë, Berisha zgjodhi që të mos japë emra, por tha se janë informacione 100% të vërteta.

Informoj shqiptarët se telefonat Sky ECC, janë gjetur dhe janë përdorur me banda edhe nga gjykatësit më të lartë. Kjo është përgjigja e pyetjes, që shtron Andoni si ka mundësia e re. Me ligj, Sadushët janë të detyruar brenda 30 ditëve për çështje si kjo (vula e PD) dhe ai mban vendimin, e mban në sirtar aq sa i thotë Rama, i cili vetë mban në sirtar vettingun e tij”, tha Berisha.

Të njëjtin informacion e disponon edhe analisti Lorenc Vangjeli, duke paralajmëruar se në ditët në vijim do të ketë të dhëna tronditëse.

Shumë shpejt do të ketë dhëna tronditëse që anëtarë të Gjykatës ë Lartë, dhe Kushtetuese, zyrtarë të lartë, ministra, deputetë, ish deputetë, ish-ministra, gazetarë, të cilët një pjesë për mjet punë, një pjesë sepse ashtu kanë zgjedhur të bëjnë, kanë dalë në përgjimet e EncroChat. Ka të paktën 3 vjet që ky server është thyer”, tha Vangjeli.


Shtuar 14.09.2023 21:51