Në një konferencë për gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zgjatjen e hetimeve me gjashtë muaj ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke e cilësuar si një akt politik dhe kriminal.
Berisha tha se; “ky akt dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga Ilir Meta”.
Sipas tij, Ilir Meta, u burgos pa asnjë urdhër arresti, por me urdhër të Edi Ramës.
“Meta u mbaj në burg si person nën hetim, pas asnjë provë, fakt penal”, tha Berisha, ndërsa shtoi se; “nuk ka kufi urrejtja e Edi Ramës për kundershtarin e tij politik”.
“Vendimi i fundit i Edi Ramës dhe Altin Troplinit për të mbajtur në burg, kryetarin e PL është një akt politik, kriminal, që dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga Ilir Meta, që dëshmon papajtueshmërinë tij, intolerancën absolutë, atërore ndaj opozitës. Ilir Meta u burgos në mënyrë brutale, pa asnjë urdhër arresti, me urdhër të vetëm të Edi Ramës.
Meta u mbaj në burg si person nën hetim , pas asnjë provë, fakt penal. Ndaj tij, edhe pasi dorëzoj dosjen në gjykatë, Altin Troplini me urdhër të Ramës kërkoj shtytje 6 muaj të hetimeve, kjo përben shkelje të ligjeve të vendit dhe konventave për të drejtat e njeriut.
Dëshmon edhe njëherë se forma më e shëmtuar e diktaturave midis të gjithave është bandokracia apo narkodiktatura. E mbajnë në qeli pa asnjë provë, vetëm dorëzojnë dosje në gjykatë pa fakt penal dhe vendosin ti zgjasin dhe 6 muaj hetimet, dhe për këtë qëllim duhet mbajtur në burg. Nuk ka kufi urrejtja e Edi Ramës për kundershtarin e tij politik.
Është identike me urrejtjen e babait te tij xhelat që firmosi në gusht te 1988 varjen e Havzi Nelës, e njëjte me atë të dajës së ti xhelat, që kërkonte me 11 dhjetor 1990 tanket dhe mitralozat mbi studentët. Edi Rama është një njeri që udhëhiqet verbërisht nga urrejtja. Do përgjigjen për këtë vendim ndaj Metës”, tha Berisha.