Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka sjellë në vëmendje aferën e inceneratorëve për të cilën thotë se skema e vjedhjes nga qeveria ishte klasike.
Berisha ka përmendur edhe sharrën, ku tha se ka filluar të presë florinj për Edi Ramën.
“Në këtë komision mendoj se pohimi i njeriut me përgjegjësi në këtë aferë dhe ndarjen e parave, aferë e cila është tërësisht e një grupi kriminal të organizuar, pohimi i Edi Ramës që ka shkelur ligjin, nuk ka respektuar procedurën për të kuptuar gjithçka dhe për të zbuluar këtë aferë. Po ju kujtoj që afera filloi në vitin 2014 me një kompani që nuk ishte marrë kurrë me plehrat as me djegësat por pretendonte që të ishte e Zotos por ajo ishte e qeveritarëve. Kjo kompani firmosi 17 dokumente në 24 orë dhe me negocim pa shpallje pa tender dhe me korrupsion të sigurt ishte 22 milionë euro për djegësin e Elbasanit dhe kompania e “Ahmetit Gjiknurit, Rama Agaci”, kjo kompani prokuron në Lugano një dietë dhe c’instalon 10 milionë euro që ngelen në arkat e qeveritarëve që vepruan në mënyrë të menjëhershme. Askush nuk mund të bëjë asgjë pa vulën e qeveritarëve.
Kjo skemë mashtruese u përsërit me Fierin me skemën 30 milionë euro, me negocim pa shpallje dhe me korrupsion masiv që vrapuan drejt Tiranës. Ku janë 420 milionë euro se për 100 milionë euro nuk kanë vërejte. Në Tiranë është vjedhur më me stil. Fusha e sharrës e cila ishte publike dhe depozitoheshin plehrat , një kompani e Erion Velisë filloi vjedhjen e gjithë qytetarëve të qarkut Tiranës dhe Durrësit. Fillon sharra të presë flori për Edi Ramën. Çdo ton i paguajnë Veliajt 28 euro për ton. Do të ndërtohej me 128 milionë euro djegësi në një kohë kur ato nuk digjeshin. Pra kemi të bëjmë me një skemë klasike vjedhjesh. Akt akuza e ngritur ndaj Lefter Kokës është 100% e përshtatshme për kreun e meduzës, Arben Ahmetajn, Gjiknurin dhe Veliajn”, tha Berisha.