Ditën e sotme, kreu i PD Sali Berisha, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, ish-kryeministri dhe kreu i PD Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Ulsi Manjës, ish-ministër i Drejtësisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Berisha tha se Ulsi Manja, merrte kostume nga bandat dhe çanta ‘Louis Vuitton’ se i duheshin për zonjën, ndërsa Rama i firmosi bashkëshortes së Altin Hajrit hotel me 8 kate.
Më tej, Berisha deklaroi se Altin Dumani po shkulte leshrat sepse iu bënë pluhur përpjekjet antikushtetuese për të zgjatur mandatin
Altin Dumani po shkulte leshrat, po qante dhe bërtiste sepse u bënë pluhur përpjekjet e tij puçiste antikushtetuese për të zgjatur mandatin.