Berisha: Erion Veliaj, ky hajdut i tmerrshëm organizon evente ndërkombëtare për të zbardhur faqen e tij të zezë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falënderuar përzemërisht të rinjtë dhe të rejat e FRPD, të cilët protestuan ditën e sotme në Tiranë gjatë maratonës kombëtare, kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Fjala e Berishës

Mirëmbrëma dhe përsëhndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të thellë, më të pakufijshme ndaj jush qendrestarë dhe qendrestare, mbrojtës të pamposhtur të kauzës së drejtë, misionarë të vërtetë të lirisë, dinjitetit të shqiptarëve, interesit të tyre kombëtar.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë.

Unë sot dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata të rinj dhe të reja që ia nxinë faqen para Shqipërisë dhe mbarë botës, Erion Vjedhësit në ditën e aktivitetit kombëtar, maratonës.

Garantoj maratonomakët se protesta e të rinjve të Tiranës nuk kishte asgjë tjetër përveç ndjenjave mikpritëse ndaj tyre, por nuk mund të mos u tregonte atyre se ai që organizonte protestën, ai është një armik i egër i jetës së të rinjve shqiptarë.

Ai është një mafioz që murosi në fushën e Sharrës një të ri, Ardit Gjoklaj, i cili punonte aty për të siguruar disa para për të blerë librat dhe për t’u përgatitur për vitin shkollor.

Erion Veliaj, në këtë jetë dhe në atë jetë, shpirti i Ardit Gjoklajt kërkon drejtësi, dhe ti tentove të fshehësh krimin, je dy herë vrasës i tij.

Të rinjtë dhe të rejat sot, që dolën në korsi dhe u përballën me rrugeçër me uniformë, me narko-policë të bashkisë, përfaqësuan mbarë qytetarinë e Tiranës, përfaqësuan mbarë rininë shqiptare, sepse organizatori mafioz i maratonës është njeriu që së bashku me Edi Ramën ka zhdukur 132 milionë euro me djegësin e Tiranës pa nam, pa nishan.

Dhe ky hajdut i tmerrshëm organizon i eventin ndërkombëtare për të zbardhur faqen e tij të zezë.

Të rinjtë u treguan mediave shqiptare dhe mbarë botës se Erion Veliaj është hajduti më i madh, që jo vetëm kryeqyteti i Shqipërisë, por edhe qyteti i ndonjë vendi tjetër në Europë ka para ndonjë herë.

132 milionë euro të zhdukura bashkë me Edi Ramën.

Të rinjtë sot përfaqësuan qytetarinë e Tiranës, rininë e Tiranës dhe të të gjithë Shqipërisë, sepse protestuan ndaj një faqeziu që instaloi në Bashkinë e Tiranës modelin e vjedhjes 100% të fondeve të shndërrimit të taksave të qytetarëve të Tiranës dhe të taksave të qytetarëve shqiptarë në hotele 25 katëshe, vila, charter, ahengje, pasuri të fshehura, etj.

Të rinjtë që protestuan sot në rrugët e Tiranës, përfaqësonin të vërtetën, të vërtetën që mbron çdo njeri i qytetëruar. Damkosën një hajdut që iu thotë qytetarëve të tij se ka mbjellë 1 milionë pemë në kryeqytet, vetëm e vetëm për të vjedhur faturën e 1 milionë fidanëve të pablera, por të mbjella sipas tij.

Të rinjtë që protestuan sot para mediave të të gjithë botës dhe maratonistëve, u treguan atyre se ky hajdut i zhveshur nga çdo normë morale mashtron për të vjedhur sikur ka bërë një fidan pishe me 6800 euro. Pra, sa pensionet e 60 pensionistëve, vetëm e vetëm për të mbushur valixhet e tij me para të vjedhura.

Ky nuk ka të ngopur!

Se ky soj hajduti burgos në vend të vetes së tij të tjerë, sepse ka korruptuar kolgët e tij në Skapin e partisë, këta mercenarë amoralë, hajdutë dhe kriminelë që arrestojnë bedena për autorët e vet të krimit.

Pra, ju përshëndes edhe njëherë përzemërisht të dashur të reja dhe të rinj dhe ju ftoj ta vazhdoni këtë betejë gjer në fitore.

Fitorja juaj është fitorja e Shqipërisë.

Të dashur miq, sot dua të përshëndesim në emër tuaj por edhe të mbarë qytetarëve opozitarë qytetarin, Arbër Lleshi, i cili në Vjenë ia nxorri fytyrën siç e kishte narko-kriminelit, Taulant Balla.

I cili i tha në emër të shqiptarëve të ndershëm se ti je një bandit, se ti Taulant Balla nuk je gjë tjetër, vetëm një ushtar mjeran në politikë i shpifësve më mafiozë të Shqipërisë.

Ti je përfaqësues i bandave të Elbasanit, të Shkodrës, të Fushë-Krujës, Lushnjës. Ti Taulant Balla, çdo shqiptar të njeh si eksponent kryesor të krimit në politikë. Si njeri që ke bërë kalime me pasaportë diplomatike 54 herë të Edmond Begos.

Si eksponent kryesor i aferës Toyota Yaris. Si ushtar i Bajrëve, Rrajave.

Nuk ke ti fytyrë, nuk ke nder, nuk ke dinjitet!

Ti je turp, mor!

Si mund të shkosh ti tek shqiptarët të kërkosh votë?

Arbër Lleshi sot ishte njëri prej nesh, përfaqësoi aty qindra e mijëra shqiptarë, të cilët nuk mund të duronin një narko-politikan i akuzuar për porosi të vrasjeve, i akuzuar si tendermen i bandave, por që mbrohet nga Dumani, si Nuredini, ashtu dhe Altini.

Nuredini rrëfen se revolen tek Manhasët nuk e dërgoi Balla, paçka se ata për atë revole të futur diku në oborr u burgosën pa asnjë faj për një vit rresht. Kurse Altini mbyll çdo dosje të tij, sepse Altini është më i poshtër se Nuredini.

Nuredini ka bërë rrëfim të paktën, një pjesë të krimeve.


Shtuar 20.10.2024 20:08