Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve dhe se me të nuk ka zgjedhje. Gjatë një takimi me qytetarët e Kurbinit, Berisha u shpreh se në 10 vite janë larguar 720 mijë të rinj shqiptarë. Berisha tha se Shqipëria ka sot atë lindshmëri, që kanë patur 100 vite më parë.
Lideri i opozitës tha se asnjë komb nuk e ka, asnjë udhëheqës, asnjë diktator dhe asnjë pushtues nuk ka bërë këtë shfarosje të shqiptarëve që ka bërë Edi Rama. Ai tha se Rama ka përqendruar çdo pushtet në dorën e tij. Për këtë ai tha se në një vit elektoral, ai arrestoi liderët e partive kryesore opozitare për të marrë mandatin.
“Miq, ka mjaft njerëz që më thonë ndonjëherë po, mos të ndalemi kaq shumë në vjedhjet e tyre. Po ju them unë ju që ato janë shkatërrimi i këtij vendi. Sepse po të marrësh Edi Ramën ta nxjerrësh në gjyqin e historisë së shqiptarëve, nuk do të gjendet një diktator, nuk do të gjendet një pushtues, nuk do të gjendet një kryeministër, më armik i egër i qenies kombëtare të shqiptarëve se ky. Në 10 vite ka larguar vetëm në hapësirën e Bashkimit Evropian 1 milionë e 100 mijë shqiptarë. Në 10 vite ka larguar 720 mijë të rinj shqiptarë. Në 10 vite ka bërë që Shqipëria, shqiptarët, një nga kombet e reja të Evropës, të kenë sot atë lindshmëri që kanë patur 100 vite më parë. Ka bërë sot që nga viti 2018 e në vazhdim vdekjet dominojnë lartësisht mbi lindjet. Ka bërë sot që me këtë trend, ne në 50 vite këtu do të jemi fare të rrallë, fare të paktë. Faktikisht, ne jemi në udhëtimin e shuarjes tonë. Asnjë komb nuk e ka, asnjë udhëheqës, asnjë diktator, asnjë pushtues nuk ka bërë këtë shfarosje të shqiptarëve që ka bërë Edi Rama.
Po ta marrim pastaj në qëndrimin tjetër, cili është qëndrimi i tij ndaj Kosovës? Nuk kam ndërmend të ndalem të bëj këtu historinë, po dy gjëra do them. Një njeri që del në konferenca ndërkombëtare dhe u thotë udhëheqësve evropianë se unë merrem më mirë vesh, më kollaj merrem vesh me kryeministrin e Serbisë se me atë të Kosovës nuk merrem vesh. Domethënë, se ai kryeministri i Serbisë është burrë i mirë. Ai është njeri i arsyes. Kurse ai i Kosovës, imagjinoni ju kur s’merret vesh me mua, si mund të merret vesh me Beogradin? Ndaj edhe një publicist i madh gjerman i tha, ti je, Edi Rama është kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit. U ndala në këto elementë për të thënë kohën ku jemi. Ju thashë se na ka gjetur të gatshëm. Po. Pse të gatshëm? Në një projekt që ishte Shqipëria pa opozitë, apo Shqipëria me false opozitë, opozitë të kontrolluar, ai projekt u gropos njëherë e përgjithmonë falë guximit, kurajos, trimërisë tuaj, njerëz të idealeve, njerëz atdhetarësh, njerëz të sovranitetit të vendit tuaj.
Opozita është shtyllë e sovranitetit dhe një vend që humbet opozitën, nuk ka sovranitet të brendshëm. Ndaj dhe ju pavarësisht, s’po rri me bë histori tani, pavarësisht të gjitha presioneve primitive, akteve nga më të shëmtuarat, kombëtare, ndërkombëtare që u bënë ndaj Partisë Demokratike, ju qëndruat si viganë, nuk u mposhtet dhe sot Partia Demokratike është një forcë opozitare më e fortë se kurrë. Së dyti, në të gjithë takimet e mia para jush dhe para shqiptarëve, kam deklaruar dy gjëra. E para me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Nuk ka zgjedhje. E kam thënë me bindjen më të madhe se ai është armik i votës së lirë. Ai është armik, ai nuk pranon kundërshtarin. Njëlloj si jati që urdhëronte varjen në litar. I ati i tij, në pamje të parë një xhentëlmen, intelektual, por që firmoste varjen në litar të një poeti, në një kohë kur muri i Berlinit ishte në prag të rënies. Daja i tij, me datën 11 dhjetor 1990, kërkonte të çoheshin tanket tek studentët.
Ndaj dhe ky pluralizmin nuk e donte, donte ta zhdukte. Dhe ai që nuk do pluralizmin, nuk pranon votën e lirë kurrë.
Ju fituar në Kurbin, nder për ju, por ju se në Shqipëri, Edi Rama grabiti zgjedhjet. Vetëm dy ditë para zgjedhjeve, imagjinojeni pak, ç’do të thotë të japësh 2 miliardë euro falje gjobash dhe kamatash. 2 miliardë euro. Unë nuk e dija në atë kohë, thashë 200 milionë. Tani dalin llogaritë, dalin regjistrat, janë 2 miliardë. Për 200 mijë familje që kanë patur biznese nga të cilat 84.000 aktive. Shndërroi rrogëtarët e shtetit, shërbëtorët tuaj, në armiq të votës së lirë, në xhandarë të votës së lirë, në policë të votës së lirë. Organizoi në muajin elektoral me paratë tuaja, në kundërshtim me ligjin, 4530 aktivitete për të ndikuar tek zgjedhësit shqiptarë, nga të cilat dhe Giro d’Italia.
7 milionë euro ditën e votimit. 28 deputetë i ka të futur nga bandat, nga kartelet e drogës, Troplinët, Çelajt, e të tjerë. Dhjetra mijëra punësime të përkohshme, leje ndërtimi, certifikata pronësie gjatë zgjedhjeve. Jo zgjedhjet s’i fitoi kurrë ai. Zgjedhjet i fitonte absolutisht asnjë forcë tjetër përveç Partisë Demokratike në qoftë se ai nuk do sillej në këtë mënyrë. Natyrisht. Por krahas paralajmërimit se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, unë i isha betuar para jush se do mbrojë votën tuaj.
Dhe votën tuaj e mbrojtëm ne. Votën tuaj e mbrojtëm, siç e mbrojtëm në vitin 2001. Ne kishim në vitin 2001, në kushte i keni vetë parasysh, por ne dolëm të damkosim, të dënojmë vjedhjen e votës. Të njëjtën gjë arritëm në 2025-ën. Prandaj thashë, na ka gjetur të gatshëm. Na ka gjetur më të gatshëm se kurrë për t’i dhënë atë që meriton.
Ka dhunuar votën tonë, ka dhunuar votën e shqiptarëve, ka dhunuar thelbin e lirisë, ka dhunuar të ardhmen tonë. Poshtë Edi Rama!
Edi Rama ka përqendruar çdo pushtet në dorën e tij. Në vitin elektoral arrestoi liderët e partive kryesore opozitare për të marrë mandatin. Të gjitha këto mendoj se do i kapërcente duke bërë lobingje me Mogherina-t, me Charles Goligal, me McGonigal-ët. Të gjitha këto mendoj se do i kalonte duke përdorur paratë tuaja për të mashtruar botën, por jo nuk arriti. Ata që vëzhguan zgjedhjet, ata ishin njerëz me karakter, njerëz besnikë të parimeve të tyre. Ju bëri presionin më të turpshëm, më banditesk, por në raporte, por në raport ja numëruan të gjitha.” tha Berisha.

