Berisha e akuzon për vjedhje votash, përgjigjet Rama: Vazhdo filxhanosu nëpër ekrane me dëshpërim

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ton ironizues akuzave të opozitës për vjedhje votash nga ana e Partisë Socialiste, e cila nga numërimet e deritanishme të kutive është në avanatzh në krahasim me koalicionin e Metës dhe Berishës “Bashkë Fitojmë”.

PS-ja ka marrë deri më tani bashkinë e Vorës dhe Kamzës, ndërsa duket se do të fitojë edhe Elbasanin.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama tregon prapaskenat e asaj se çfarë po ndodh aktualisht në selinë e PS.

Rama ka edhe një mesazh për kundërshtarët e tij.

“Të tjerët paralajmërojnë fitoret nëpër tribuna duke parë filxhanin e dëshirave të tyre dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit”, shkruan Rama në Facebook.

Postimi i plotë

LIVE Selia e PS – Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore
*ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret nëpër tribuna duke parë filxhanin e dëshirave të tyre dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit.

/albeu.com/