Berisha: Dyert e blinduara do i hapim me mjete speciale

Ish-kryeministri Berisha ka pranuar se në protestën e nesërme para PD-së dyert e godinës do hapen me mjete specifike kundër dyerve të blinduara.

Ai theksoi se asnjë nga deputetët apo personat që do jenë brenda selisë nuk do preket me dorë dhe se Basha do shoqërohet paqësisht jashtë selisë.

“Morali i protestës nesër ka të bëjë me pluralizmin. Shumica vendos e pakica respektohet. Lulzim Basha është shkarkuar si asnjë kryetar tjetër në historinë e Europës. Do jetë një protestë e fuqishmë paqësore. Në mënyrë kategorike nuk do ketë asnjë akt dhune. Unë po shkoj të hap dyert e shtëpisë sime. Do përdorim mjetet që hapin dyert e hekurta. Nuk është absolutisht dhunë. Askujt nuk do i preket asnjë qime floku.” – tha Berisha.


Shtuar 7.01.2022 23:14