Berisha dhe Salianji zbresin në bazë/ Kreu i PD takim me anëtarët e degës 9 në Tiranë, ish-deputeti në Durrës

Pas foltores me një grusht protestuesish që zhvilloi sot para Kryeministrisë, Sali Berisha parashikon që ditën e nesërme te zbresë në bazë.

Kreu i PD do të jetë me demokratët e degës nr.9, ku do të nisë një foltore të brendshme duke ndjekur edhe shembullin që ka bërë pak vite më parë kundër Lulzim Bashës.

Por kjo nuk do të jetë foltorja e vetme brenda Partisë Demokratike, pasi edhe Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti do të zbresin në bazë.

Ditën e e mërkurë Salianji do te jetë me demokratët e Durrësit për të diskutuar problematikat.

Ndërkohë sot teksa premtoi se protestat do të vazhdojnë, Berisha u ndal vetëm në akuzat ndaj kundërshtarit politik dhe jo problematikat që shqetësojnë demokratët.


Shtuar 1.12.2025 21:49