Berisha dhe protestuesit marshim drejt Drejtorisë së Policisë së Shtetit, demokratët përballen me uniformat blu

Protestuesit e opozitës i janë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që ndodhet në zonën e Brrylit në Tiranë.

Por mësohet se pranë Policisë, në rrugën kryesore efektivët kanë krijuar një kordon, ndërsa prapa tyre ndodhet edhe një autobot me ujë, që përdoret për shpërndarjen e protestuesve.

Berisha deklaroi se po shkojnë te Policia e Shtetit sepse sipas tij, “Ilir Proda është mercenar i Ramës, në zyrën e tij është Ergys Agasi”

“Aty është një nga kryebanditët e narkoshtetit që quhet Ilir Proda. Ndaj dhe shkon revolta, kryengritja për t’i thënë që aq sa ka të ardhme Edi Rama, aq ke edhe ti. Je një shërbëtor, një mercenar i tij. Aty është natyrisht në zyrën e tij edhe Ergys Agasi. Janë bashkë ata.Ndaj dhe shkojmë aty për t’i shënjuar”, tha Berisha.


Shtuar 28.02.2026 19:39

Tags: ,