Berisha: Deputeti Basha ka humbur demokratët dhe PD-në, i gënjen mendja se mund të vazhdojë pazaret me Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale për gjithë situatën e krijuar sot në selinë e PD-së.

Berisha shkruan se Basha ka humbur zgjedhjet, demokratët dhe partinë, ndërsa vazhdon gënjen veten se do të vazhdojë pazaret me Edi Ramën me vula dhe brava.

“Deputeti Basha ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava”, shkruan Berisha.

 


Shtuar 13.12.2021 16:38