Ish-kryeministri Sali Berisha ka bojkotuar fjalimin e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Kuvend edhe pse kishte njoftuar më herët se do ishte prezent në seancën e parë të këtij viti.
Burime për SYRI-n, bëjnë me dije se Berisha ka munguar për të mos qenë pjesë në seancën e fjalës së Erdogan, pasi ky vendim lidhet me qëndrimet e këtij të fundit kundër opozitës dhe ndërhyrjet në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.
Kujtojmë se presidenti turk ka ndërhyrë në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme, pasi ka deklaruar në krah të Ramës se ndërtimi i spitalit rajonal në Fier, do përfundohet para zgjedhjeve të 25 prillit.
Po ashtu Erdogan i organizoi Ramës një pritje madhështore në pallatin presidencial në Ankara dhe më pas e lejoi të spekulojë mediatikisht për një rol negociatori në konfliktin e ndezur Turqi-Greqi.
Nderkohe, edhe deputeti i PD-së Edi Paloka ka bojkotuar fjalimin e Erdogan. Ai ka shpjeguar qëndrimin e tij pasi ka bojkotuar sallën e parlamentit gjatë fjalës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
Paloka ka theksuar se ‘nuk mund të isha i pranishëm në sallën e një parlamenti që pranon të trajtohet si vasal i Turqisë’.
Gjithashtu Paloka ka sqaruar se Erdogan ka gjithë të drejtën të trajtoj si vasal dhe më keq Edvin Ramën , se ka sponsorizuar qëndrimin e tij në pushtet, por kurrsesi Parlamentin e Shqipërisë. /syri/