Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp me gazetarët, u shpreh se do të bëjnë revolucion, por jo duke rrëmbyer armët, por me protesta dhe forma të tjetra të mosbindjes.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/803915567379268
“Revolucionet janë të përjetshme, sa tokësore dhe hyjnore. Kanë ndryshuar histori, kanë bërë historinë. Jam më I vendosur se kurrë për të bërë këtë revolucion dhe triumfi I tyre do kohën e vetë. Nuk po them do rrëmbejmë armët, por do e rrëzojmë me protesta dhe larminë e mosbindjes civile. Nuk ka paqe pa revolucion”, tha Berisha.
Ndër të tjera, kreu demokrat u shpreh se beteja është për votën e lirë, jo për karrige.
“Kjo betejë është për votën e lirë, jo për karrige. Nga shtatori 2021 deri më sot, ajo që ishte parti e votës. Tani u do bëj gjithçka që shqiptarët të votojnë. Edi Rama po përdor makinerinë elektorale në shkelje flagrante themelore ndërkombëtare”, tha kreu demokrat./albeu.com