Berisha bën deklaratën e fortë: Tom Doshi do të arrestohej nga SPAK, u urdhërua dhe u largua në drejtim të…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Kryetari i PSD-së, Tom Doshi, është arratisur, ku sipas tij, për të ishte prerë urdhër arresti nga SPAK.

Berisha shkruan se Tom Doshi, është aleati i kryeministrit Rama dhe disa ditë më parë u thirr në SPAK.

Nga ana tjetër, ngre dyshime se u urdhërua dhe se ky i fundit ia ka mbathur.

“Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.

Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruan Berisha.

 


Shtuar 24.10.2025 12:55