Këtë të shtunë, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka deklaruar se zv.kryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK, nga dado për fëmijë, u bë punonjëse e Bashkisë Tiranë.
Berisha theksoi se Balluku është “pronare e 300 apartamenteve, 2 jahte dhe shuma përrallore akoma të pagjetur në conto e saj”.
Gjithashtu, kreu demokrat shtoi se kjo tregon se korrupsioni në Shqipëri, është i përmasave të diktatura afrikane të 30 viteve më parë.
“Nga babysitter, në punonjëse e bashkisë Tiranë, është pronare e 300 apartamenteve, 2 jahte dhe shuma përrallore akoma të pagjetur në conto e saj.
Një zv,kryeministër apo ministër që siguron 300 apartamente me ryshfet e korrupsion, që blen 2 jahte dhe kush e di sa pasuri të tjera, dëshmon se korrupsioni në Shqipëri është i përmasave të diktatura afrikane të 30 viteve më parë”,– u shpreh Berisha.
