Berisha: Arkend Balla, ka qenë i punësuar në një kompani që ka përfituar nga institucionet shtetërore 900 mijë euro pagesa

Këtë të enjte, në një deklaratë për mediat, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj procesit zgjedhor të 11 majit 2025, të cilin e ka cilësuar si një “farsë elektorale” me ndikim të drejtpërdrejtë të karteleve të drogës dhe organizatave kriminale.

Gjithashtu, Berisha përmendi “Troplinët” që sipas tij është grupi më i madh i kokainës në Evropë, i cili, sipas pretendimeve të tij, ka marrë nën kontroll Portin e Durrësit.

Ai akuzoi deputetin socialist Arkend Balla, që është përfolur si kandidat për ministër të Brendshëm, si një përfaqësues të dyfishtë të këtij karteli.

Berisha: Farsa elektorale e 11 majit 2025, kishte si një nga tiparet me kardinalë rolin përcaktues të karteleve të drogës dhe organizatave kriminale.

Është bërë i njohur, përfaqësuesi i kartelit Troplini, kartelit më të madh të kokainës në Evropë pas spostimit nga vendet e tjera dhe zotërimit nga ky kartel të Portit të Durrësit.

Përfaqësuesi i këtij karteli dhe i Edi Ramës, Arkend Balla i parashikuar si ministër i Brendshëm, njeriu që mori 5200 vota më shumë se Rama në qarkun e Durrësit është i lidhur shpirt dhe xhep me këtë kartel.

Nga leximi i dokumenteve të tij, Arkend Balla i cili pas largimit të një deputeti të PS u fut në Parlament ka deklaruar veten të punësuar vetëm në Universitetin e Durrësit. Por po të shihet me kujdes deklarata e pasurisë së tij shihet nga 1 qershori 2021 deri 5.8. 2023 famozi ka qenë i punësuar në kompanië Nisatel.

Kjo është një ndër ortaket themelues ka Sidrit Danaj që sot zotëron 100% të aksioneve. Kjo kompani ofron shërbime interneti, telefoni. Për periudhën 2015-2025 kjo kompani ka përfituar nga institucionet shtetërore 900 mijë euro pagesa. Nisatel është një kompani që adresën primare e ka në Vlorë. Pas hulumtimeve është gjetur sesi Arkend Balla u përzgjodh nga kjo kompani për tu punësuar pranë saj.


Shtuar 19.06.2025 13:58