Berisha: 20 shkurti është dita të marrim Shqipërinë në dorë, të ndahemi përgjithmonë nga tiranë të cilët përçmojnë dinjitetin tonë.

Nga dritarja e shtëpisë së tij, Sali Berisha tha sonte se 20 shkurti është dita të përballemi me më të keqen që kombi ka njohur në histori.

Berisha: Për ju, për ne, për çdo shqiptar kudo që ndodhet, në Shqipëri, emigracion dhe diasporë. 20 shkurti më shumë se çdo gjë tjetër është dita e dinjitetit tonë. Sot ne jemi njerëzit më të përçmuar të Ballkanit, të Europës dhe më gjerë. Sot ne jemi njerëzit më të nëpërkëmbur. Regjimi që sundon Shqipërinë, kontrollon vullnetin dhe votën tonë. Shkatërron çdo ëndërr, mundësi dhe alternativë ndryshimi. Si asnjë komb tjetër ne përjetojmë një mobokraci, një diktaturë bande. 20 shkurti është dita të marrim Shqipërinë në dorë, është dita ti dalim vetes tonë, është dita të vendosim në piedestal dinjitetin tonë, është dita të ndahemi përgjithmonë nga tiranë të cilët përçmojnë dhe shkelmojnë dinjitetin dhe qenien tonë.


Shtuar 16.02.2024 19:29