Erjon Hoxha, i riu nga Tirana i cili ditë më parë u demaskua nga disa vajza si mashtrues pasi u kishe marrë para në shuma të ndryshme dhe më pas nuk ua kishte kthyer, është shpallur nga blutë e Vlorës në kërkim.
Por, jo për rastet e lartpërmendura, por për një tjetër ngjarje të regjistruar së fundmi në Palasë. 20-vjeçari, i cili prej ditësh ishte “arratisur” në jugun e vendit duke shijuar detin e luksin, ia ka “mbathur” nga hoteli pa kryer pagesën.
Ka qenë vetë pronari i cili ka denoncuar Hoxhën në Polici duke thënë se ky shtetas ishte larguar nga hoteli pa kryer pagesën prej 450 eurosh.
“Shpallën në kërkim shtetasin E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi I. M., se ky shtetas ka qëndruar 3 ditë si pushues në hotelin në pronësi të tij, në fshatin Palasë, dhe është larguar pa kryer pagesën prej 450 euro”, njofton Policia.
Ndërkohë, që rastet e Erjonit janë të shumta! Ditë më parë JOQ Albania “demaskoi” me foto dhe biseda të riun nga Tirana i cili së fundmi i kishte zhvatur një vajze shumën prej 300 Euro.
Erjoni i kishte thënë asaj se ishte pronar fast-foodi dhe ia kishte marrë shumën e parave me justifikimin se i duheshin për të blerë salca, për të mos ia kthyer më kurrë.
Ndërkohë, pas denoncimin të vajzës, një sërë biznesesh dhe persona të tjerë denoncuan te JOQ mashtrimet që ai u kishte bërë.