Një 62-vjeçar nga Lushnja është arrestuar pasi ka qëlluar me sende të forta një 58-vjeçar.
Ngjarja ndodhi në tokën e 62-vjeçarit për shkaqe të cilat ende nuk bëhen të ditura.
Ndërkohë 58 vjeçari është dërguar në spital si pasojë e plagëve të marra.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjës për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Lushnjë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. K., 62 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në tokën e tij në fshatin Dushk, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin M. T., 58 vjeç, banues në Dushk, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.