Mëngjesin e sotme në mediat online janë shpërndarë me shpejtësi videot e kryetares së Gjykatës në Elbasan, Enkeleda Kapedani.
Videot të xhiruara nga zyra e punës, me poza provokuese e kërcime kanë vëndosur në lëvizje ILD vetëm pak orë pas publikimit.
ILD ka lajmëruar mbledhje pas këtyre publikimeve duke paralajmëruar hetim disiplinor ndaj Kapedanit.
Publikimi:
Te nderuar kolege! Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtesise u njoh me materialet filmike te shperndara ne media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykates Elbasan.Inspektori i Larte i Drejtesise Artur Metani ka urdheruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin. Ju faleminderit! /albeu.com/