“Beratase, mbrohet nga një grup kriminal në Durrës”, kush është vajza në videon e Safet Gjicit

Video-skandali i Safet Gjicit është kryetema tani në Shqipëri, teksa kryebashkiaku është shkarkuar dhe SPAK ka nisur një hetim për të.

Ndërkohë që ndodh kjo, qeveria po kujdeset që të ndajë veprimin e Gjicit nga Rilindja duke qarkulluar idenë se gjithçka ndodhi është abuzim i tiji dhe jo fryma se si administrohet pushteti nga të zgjedhurit e saj.

Nga ana tjetër në disa media po shpërndahen foto të vajzës që mendohet se ishte në videon e Gjicit, për të cilën shkruajnë se më parë ka qenë pjesë e një emisioni investigative dhe se ka edhe video të tjera të ngjashme ku ka futur në lak edhe personazhe të tjerë përmes formave të tilla.

Gjici me “automatik” në dorë brenda zyrës së shtetit, anatomia e një video-skandali dhe një koment epik në Facebook

Po ashtu, raportohet në media se vajza në fjalë është nga Berati dhe “mbrohet nga një grup i fuqishëm kriminal në Durrës”.

Gjithçka është në kuadrin e spekulimit për aq kohë sa SPAK nuk ka përfunduar hetimin mbi rrethanat e përfshirjes së saj në një ngjarje të tillë, nisur edhe nga fakti se vetë Safet Gjici tha se ishte prej kohësh në një raport intim me të. /albeu.com


Shtuar 16.06.2023 18:54