“Bëra shoferin e vrasësve”, Klevis Alla: Dumani më kërcënoi se do me vriste motrën

Detaje të reja bëhen me dije nga vrasja e vëllezërve Haxhia në prill të vitit 2020 në Durrës.

I penduari Klevis Alla është shprehur se me porosi të Nuredin Dumanit dërgoi Besian Xhixhën dhe Enver Diven te shtëpia e Besmir Haxhisë.

Gjatë dëshmisë ai është shprehur se: “Nuredini më tha: ‘ata do të vrasin Besmirin’. Xhixha e Diva thanë se vrasja bëhej se vendi ishte i mirë dhe më kërkuan mua si shofer”.

Sipas Allës, Nuredin Dumani është i rrezikshëm, ndërsa shton se ata kanë lidhje të forta në policinë e Durrësit. Ai shprehet se nuk e tregoi në fillim emrin e Dumanit pasi ai e kërcënonte.

“Se tregova emrin e Dumanit se me kërcënoi se do me vriste motrën. Besian Xhixha një natë qëndroi në shtrinë e Nuredin Dumanit”. Besian Xhixha dhe Enver Diva nga Fushë-Kruja u arrestuan ditën e djeshme dhe nesër paradite ndaj tyre GJKKO pritet të caktojë masën e sigurisë.


Shtuar 18.06.2021 19:38