Dënohet me 2.8 vjet burg Ibrahim El Salih (Lekica). Ai u arrestua dhe u shpall fajtor për “Nxitje, thirrje publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Vendimi u dha sot nga trupa gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Daniela Shirka (anëtare),
Ibrahim El Salih(Lekica), 56 vjeç ishte me prirje ekstremiste fetare dhe postonte në rrjetet sociale shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS. Gjithashtu, i bënte thirrje qytetarëve, për përkrahje të luftës në Siri.
57-vjeçari nga Kukësi u arrestua në muajin maj 2022, pasi postonte në rrjete sociale shkrime dhe foto terroriste, bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.
/albeu.com/