Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar shqiptar, për trafikim të lëndëve narkotike.
Mediat italiane raportojnë se pas një operacioni anti-drogë, gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit që ishte në arrest shtëpiak, agjentët i gjetën kokainë, hashash dhe marijuanë me një peshë totale rreth një kilogram.
Gjithashtu iu gjetën dhe mjete që përdoreshin për të përgatitur lëndën narkotike. 29-vjeçari u transferua në burg./albeu.com