Bënin takime “miqësore”, arrestohen dy shqiptarë në Itali, sekuestrohen 3 kilogram kokainë

Dy shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni të policisë Italiane. Arrestimi i tyre erdhi pas dyshimeve që policia kishte ngritur mbi takimet e tyre pas orarit të punës.

Nga hetimet u zbuluan lëvizjet e dy shqiptarëve të cilët kishin ngjallur dyshime për shkak të takimeve jashtë orarit të punës.

Dy shqiptarët u takuan në banesë dhe në momentin që njëri prej tyre doli jashtë, është ndaluar nga policia, më pas është bërë kontrolli në banesë ku kanë zbuluar edhe lëndën narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën 3 kilogram kokainë me vlerë 300 mijë euro.


Shtuar 24.02.2023 21:25