Policia e Vlorës ka zbardhur 8 vjedhje dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar. Gjithashtu është shpallur në kërkim bashëkupnëtori i tij.
Në kuadër të operacionit policor “Storm 2”, u vu në pranga shtetasi:
– K. B., 16 vjeç, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi S. V., 18 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Vlorë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të disa ngjarjeve në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, konkretisht:
1.Më datë 08.12.2022, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. A., 2 biçikleta, me vlerë 2.400 euro;
2.Më datë 20.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Sh., pajisje elektroshtëpiake;
- Më datë 20.01.2023, në lagjen “Bashkimi”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit R. H., pajisje elektroshtëpiake;
- Më datë 06.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetases F. F., pajisje elektroshtëpiake dhe një shumë parash;
- Më datë 13.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. T., disa produkte ushqimore;
- Po më datë 13.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit A. R., disa bizhuteri dhe një shumë parash;
- Më datë 26.01.2023, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin një dyqan;
- Po më datë 26.01.2023, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se kanë vjedhur në tabakinon në posedim të shtetasit D. L, një shumë parash.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas, si dhe për kapjen e shtetasit S. V.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/