Bëni kujdes! Në këto pjesë të trupit nuk duhet aplikuar parfumin

Doktoresha Anjeshka Blizhanovska, dermatologe nga Varshava, ka përgatitur një seri videosh për ndjekësit e saj me titull “çfarë nuk bën një dermatolog”. Mes tyre ishte edhe një video për përdorimin e duhur të parfumit.

Ajo paralajmëron se parfumet nuk duhet të spërkaten direkt në lëkurë – sidomos rreth qafës.

Arsyeja është mundësia e zhvillimit të poikiloderma, e cila manifestohet në prani të ndryshimeve karakteristike, shumë të shëmtuara të ngjyrave – nga e kuqja në kafe.

Blizhanovska rekomandon spërkatjen e parfumit kryesisht në rroba ose flokë. Atëherë përbërësit që përmban parfumi nuk do të bien direkt në lëkurë. Kjo është e rëndësishme, sepse nëse shfaqet poikiloderma, do të duhet të durojmë për pak pamjen jo shumë estetike të lëkurës sonë.

Gjithashtu, thotë të mos aplikoni losion pas rruajtjes në lëkurën tuaj, i cili mund të ketë një efekt të ngjashëm. Nëse planifikoni të qëndroni në diell, dermatologët rekomandojnë përdorimin e kremrave kundër diellit. Në higjienën e përditshme ia vlen të përdorni kremra hidratues dhe serum antioksidues.


Shtuar 11.11.2022 21:55