Ministrja zvicerane e Mjedisit, Simonetta Sommaruga po promovon masa për të reduktuar konsumin e energjisë me 15% këtë dimër.
Një nga sugjerimet e saj është që çiftet të bëjnë dush së bashku.
Sipas Times, ministrja 62-vjeçare Sommaruga sugjeron “fikjen e kompjuterit kur nuk nevojitet, fikjen e dritave ose dushin së bashku”.
Propozimi u prit me mosbesim në Zvicër dhe ministrja u detyrua të sqarojë se sugjerimi kishte për qëllim të rinjtë, duke pranuar se “pas një moshe, dushi së bashku nuk është më i përshtatshëm për të gjithë”.
Megjithatë, ajo shtoi se ideja u pranua gjerësisht dhe kishte efekt në nxitjen e ndërgjegjësimit për nevojën e kursimit të konsumit në muajt e dimrit.
Mediat u tallën me propozimin dhe me idenë që zviceranët të bëjnë dashuri çdo mëngjes për t’u ngrohur pasi të fikin ngrohjen në mbrëmje, të bëjnë një dush të shpejtë së bashku dhe të shkojnë në zyrë “krah për krahu.”