Partia Socialiste i është drejtuar Komisionit Qendrot të Zgjedhjve me një kërkesë ku kërkon të merren masa ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi dhe të atij të Elbasanit, Luçiano Boçi.
Në kërkesë argumentohet se dy kandidatët e opozitës kanë bërë fushatë elektorale gjatë konferencave ditën e sotme, ditë kur në Shqipëri po mbahen zgjedhjet vendore.
Në kërkesë thuhet se ata kanë shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor duke e lidhur apelin për pjesëmarrje në votim me premtimet elektorale gjatë fushatës. Nisur nga ky denoncim, PS kërkon nga KQZ marrjen e masave të duhura për të dënuar këtë shkelje dhe për të garantuar mospërsëritjen e saj në vijim.
Përmes një kërkese zyrtare të firmosur nga Sekretari për Çështjet Ligjore Eridian Salianji, thuhet se:
“Në deklaratën për shtyp, të bërë drejtpërdrejtë gjatë ditës së sotme, datë 14 maj 2023, rreth orës 15:30, konstatojmë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore z. Belind Këlliçi ka shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor duke lidhur apelin për pjesëmarrje në votim me premtimet elektorale të bëra edhe gjatë fushatës. Nisur nga sa më sipër, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt zgjedhor në përputhje me standardet e legjislacionit në fuqi, lutemi të merrni masat në zbatim të nenit 174 të Kodit Zgjedhor për të dënuar këtë shkelje dhe për të garantuar mospërsëritjen e saj në vijim”./Albeu.com.