Belinda Balluku rikthehet në Kuvend/ Ironia e Gazment Bardhit: PS t’i japë një duartrokitje të pandehurës së SPAK, s’është ofendim, por statusi i saj (VIDEO)

Ditën e sotme, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka ironizuar rikthimin në Kuvend të zv,kryeministres, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku, pasi u mor e pandehur nga SPAK.

“Ftoj kolegët e PS-së, mqs e kanë kthyer në traditë duartrokitjen, që përpara se të fillojnë punimet e Kuvendit, ti japim një duartrokitje të pandehurës nga SPAK”, iu drejtuar Bardhi socialstëve.

Por teksa Kreu i Grupit të PD-së i kujtoi Belinda Ballukut marrjen si të pandehur për abuzimin me 50 mln euro për tenderin e Llogarasë, siç akuzohet nga SPAK, kryeparlamentari Niko Peleshi i dha masë disiplinore.

“E kuptoj që është fjalë turpi për ata që kanë turp statusin e pandehur. Por është brenda etikës”, iu drejtua ai.

Duke shtuar se; “Nuk po them çfarë i thotë ajo Edi Ramës se ajo mund të jetë fyerje edhe shkelje e etikës”.

Pjesë nga debati:

Gazment Bardhi: Ftoj kolegët e PS-së, mqs e kanë kthyer në traditë duartrokitjen, që përpara se të fillojnë punimet e Kuvendit, ti japim një duartrokitje të pandehurës nga SPAK për abuzim me 50 mln euro në tenderin e Llogarasë.

Niko Peleshi: Ju jap masën tërheqje vëmendje. Ju nuk e keni fjalë për të personalizuar goditje dhe për të cilësuar kolegët, fjalën e keni për të folur për projekt kalendarin dhe programin.

Gazment Bardhi: E kuptoj që është fjalë turpi për ata që kanë turp statusin e pandehur. Por është brenda etikës. Është status ligjor, nuk fyeva njeri, është status ligjor i saj. Nuk po them çfarë i thotë ajo Edi Ramës se ajo mund të jetë fyerje edhe shkelje e etikës. Nuk e përdora e kanë në raport me njëri-tjetrin.

 


Shtuar 19.11.2025 10:59