Gjatë një takimi me banorët e Cërrikut, ku mungonte energjia elektrike, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar thirrjen në SPAK të numrit dy të qeverisë shqiptare, njëkohësisht ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Lapaj renditi abuzimet e Belinda Ballukut, duke u shprehur se shqiptarët kanë “luksin” paguajnë 60 mln lekë në ditë për dy TEC-e lundruese që janë sjellë nga Bangladesh në Vlorë dhe që nuk punojnë.
“Siç e keni marrë vesh SPAK ka thirrur zv.kryeministren pasi në këtë vend ne kemi luksin të paguajnë 60 mln lekë në ditë për dy TEC lundruese që janë sjellë nga Bangladesh dhe nuk punojnë, ndërkohë që tuneli i Llogarasë, aty në Vlorë ka kushtuar 50 miliardë lekë më shumë se sa duhej te kushtonte.
Në rrugën Kardhiq-Delvinë janë harxhuar miliarda lekë më shumë se sa duhej dhe këtu mungojnë dritat, në një kohë që kryeministri mban avion personal. Ndërkohë ju nuk keni rrugë”, u shpreh Lapaj.
