Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar pasi SPAK mori nën hetim zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Këlliçi shkruan se Balluku do të ketë fatin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej 10 shkurtit.
“Ky zhvillim vërteton atë që Partia Demokratike ka thënë që në krye të herës: Rilindja është një organizatë e strukturuar kriminale, me kryetar Edi Ramën dhe me qëllimin final zhvatjen e xhepave të shqiptarëve”, shkruan Këlliçi.
Postimi:
“Motra që pret t’i bashkohet vëllait!
Veliaj duket se ka tërhequr këmbën zvarrë, pasi “kolegët” e tij duket se kanë marrë nën hetim edhe “motrën” e tij, Belinda Ballukun.
Ky zhvillim vërteton atë që Partia Demokratike ka thënë që në krye të herës:
Rilindja është një organizatë e strukturuar kriminale, me kryetar Edi Ramën dhe me qëllimin final zhvatjen e xhepave të shqiptarëve”.




