Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Këtë të enjte, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, është paraqitur në ambientet e në Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Mësohet se Këlliçi, është paraqitur për t’u pyetur lidhur me kallëzimet që ai ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme.

Anëtari i Kryesisë së PD, ka depozituar disa padi në SPAK për abuzime sipas tij në Bashkinë e Tiranës.

Këlliçi ishte ndër denoncuesit e parë edhe sa i takon aferës “5D”, duke çuar më pas në arrestimin e ish-zyrtarëve të Bashkisë.


Shtuar 26.12.2024 14:09