Vajza e Bujar Nishanit, Fiona është përlotur teksa ishte prezente në Kuvendin Kombëtar të Forumit të Rinisë së Partisë Demokratike. Fiona Nishani dëgjoi Belind Këlliçin që përshëndeti të atin e saj të ndjerë, ish-Presidentin Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë vetëm pak muaj më parë dhe u prek.
“Një përshëndetje shkon për Rudina Hajdarin, vajzën e Azem Hajdarit, Fiona Nishanin, të bijën e presidentit Bujar Nishani dhe Glauk Olldashin, djalin e Sokol Olldashit, tre emblema këto që i kanë dhënë jetën Partisë Demokratike dhe kanë dhënë shumë ndër vite”, tha Këlliçi.