Ditën e sotme, drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka komentuar edhe një herë arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke u shprehur; ende nuk është bërë drejtësi, edhe pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Sipas tij, Veliaj do të duhet të ishte nën akuzë edhe për një sërë skandalesh si incineratori i Tiranës, apo edhe dosja famëkeqe e vjedhjeve nga drejtorët e Tiranës përmes kompanisë “5D”.