Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, shprehet i bindur se SPAK është një aktor politik, me ngarkesë politike dhe që vepron me skenare të qarta sipas orekseve politike.
Gjithashtu, Këlliçi thotë se SPAK përmes prokurorit Dritan Prençi po amniston Erion Veliaj, si përgjegjësi kryesor së bashku me kryeministrin Edi Rama, në dosjen e incineratorit të Tiranës, edhe pse për këtë dosje janë vënë në dispozicion të prokurorit mijëra faqe që dokumentojnë përfshirjen e kryebashkaikut të Tiranës, i arrestuar për afro 1 milion euro shpenzime të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
Edhe pse sipas Këlliçit, është bërë disi hetim për dosjen e incineratorëve, kjo falë edhe ‘presionit’ politik e mediatik, sërish vjedhja vijon ende sot e kësaj dite për llogari të Bashkisë së Tiranës dhe kryeministrit Rama, ndërkohë që nuk është zbuluar se ku kanë shkuar 140 milion euro të djegësit të Tiranës.
‘Televizionet kombëtare që vihen në shërbim të një incineratori që jo vetëm, s’ezkiston, por para 3-4 vitesh, kur ne thonim po vidhet te incineratori i Tiranës, na u shfaqnin dokumentare në mediat kombëtare që ishte rikthyer kaprolli i egër në landfillin e Sharrës’, ironizoi Këlliçi gjatë bisedës në studion e emisionit ‘Kafe Shqeto’.
Belind Këlliçi: “SPAK është një aktor politik që ka ngarkesë politike e vepron me skenare të qarta. Në rastin e Veliajt flitej për cenimin e punës së SPAK me median. Kjo PD që është kundër drejtësisë së re që e stigmatizojnë, si zyrtar i PD mund të kem depozituar me mijëra faqe dosje me incineratorin e Tiranës, e di që e kemi ngarkuar shumë prokurorin Dritan Prençi, i cili ka një punë të jashtëzakonshme për dosjen e incineratorit të Tiranës ku janë vjedhur 140 mln euro dhe që po punon për të amnistuar Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës.
Nëse ka një dështim ai institucion dhe nëse ka një emër, quhet Dritan Prençi. S’kam asgjë personale, as e njoh, as e kam hasur kurrë askund, është fare e qartë. Ka 5 vite që po hetohet për incineratorin e Tiranës, janë çuar me mijëra faqe për këtë çështje, është bërë kallëzimi në 5 vite. Në 2 vite e gjysmë s’është bërë asnjë veprim hetimor.
Falë ‘presionit’ mediatik e politik, pozitiv flasim, është arritur të bëhet një përçapje e vogël, po sot që ne flasim janë zhdukur 140 mln euro, është një ish drejtor i dalë në pension në burg, një ish drejtor tjetër, dhe përfituesit kryesorë vijon skema e vjedhjes, është funksionale. Vidhen lekë për llogari të Bashkisë Tiranë dhe për llogari të kryeministrit Edi Rama dhe askush nuk flet, pastaj ne flasim për presione e ndikime nga politika.
Nëse ka pasur e ka një tezë drejtësia e re, SPAK, ka qenë dhe vijon të mbetet incineratori i Tiranës, që është skema më e madhe korruptive që ka parë ndonjëherë ky vend. Siç keni parë edhe në përgjimet e Erion Veliajt nga qelia e burgut, tronditëse për këdo qytetar, është kuptuar se ku shkojnë këto para.
Si blihen mediat, si porositen ushtarë mediatik si Karlo Bollino, se si porositen ushtarë të tjerë mediatikë. Tv kombëtare që vihen në shërbim të një incineratori që jo vetëm s’ekziston, por para 3-4 vitesh , kur ne thonim po vidhet te incineratori i Tiranës, na u shfaqnin dokumentare në mediat kombëtare që ishte riktheyer kaprolli i egër në landfillin e Sharrës.
Janë bërë promo e reklama, paguheshin pedagogët e Universitetit Bujqësor se sa mirë punonte incinetarori i Tiranës, këto çmenduri në këtë rast, SPAK për hir të interesit qytetar duhet të na bënte publike. SPAK godet me regji. SPAK godet sipas humorit të Edi Ramës, dhe ndodhi ajo që ne kemi thënë, që Rama do godiste vetë Erion Veliajn.
Nëse SPAK do bënte siç duhej detyrën, Veliaj s’do shkonte në qeli për fustane e rroba trupi, është incineratori e 5D! S’ka njeri në Tiranë që s’e di ça është 5D, vetëm SPAK s’e di, që me paratë e 5D bliheshin votat. Krimi zgjedhor, kam 2 javë e gjysmë që denoncoj asfaltin elektoral, pa tabelë, asgjë nuk ndodh”.