Beleri u dënua me 2 vite burg, flet avokati: Vendim politik, GJKKO veproi siç u porosit nga Rama

Avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyzari, ka folur për mediat pas dënimit me 2 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, duke e konsideruar këtë si një vendim politik, i porositur nga vetë kryeministri Edi Rama.

Ai akuzoi gjyqtarin kryesues të seancës, se i kishte ndërprerë fjalën disa herë Fredi Belerit.

Kryetari i seancës I cili në fillim të seancës bëri gafën e radhës duke I ndërprerë fjalën Belerin për të Tensioni I tij nuk na la të dyshonim për dënimin me 2 vite. Ju e patë vetë sesi bërtiste, si i ndërpruiste fjalën Belerit. Kjo është e padëgjuar, ky është vendim politik siç e porositi kryeministri”,- tha avokati.

Në fund, ai u shpreh se vendimi do të ankimohet në Apelin e GJKKO.


Shtuar 5.03.2024 15:43